VIDEO/ Ia fali golin hapur Beshiktashit! Tifozët akuzojë portierin për trukimin e ndeshjes: Disa herë në jetë…

0

Alaniaspori u mund në shifrat 3-0 kundër Beshiktashit në javën e 33 të kampionatit turk. Tifozët në Turqi mendojnë se kjo ndeshje mund të ketë qenë e trukuar për shkakun e sjelljes dhe veprimeve të portierit të Alianiasporit, Jose Marafona. Goli i tretë i Beshiktashit ishte shumë i çuditshëm pasi Marafona kishte mundësinë që të ndërhynte për ta evituar golin, por thjeshtë nuk zgjati duart dhe nuk kishte vullnetin për ta bërë këtë gjë.

A ishte kjo një ndeshje e trukuar? Së fundmi është vetë portieri që kërkon falje dhe do të evitojë dyshimet për ta konsideruar si gabim njerëzor: “Disa herë në jetë dhe në karrierën profesionale, sidomos portieri, ka mbrëmje horrori. Kjo ishte një prej atyre rasteve dhe unë nuk jam krenar. I kërkoj falje të gjithë klubit dhe tifozëve. Iu premtoj se do të luftoj me krenari për këtë fanellë”, shkruanMarafona. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.