VIDEO/ I vetmi që qëndronte i qetë dhe nuk kërcente, Silvinjo “ha veten me dhëmbë” para tifozëve të Shqipërisë

“Po bëjmë punë fantastike, por nuk kemi arritur asgjë akoma”. Kështu shprehet trajneri Silvinjo pas çdo interviste, pavarësisht se Shqipëria po ngjitet me ritme të frikshme falë fitoreve kundër Polonisë dhe Çekisë.

Europiani është thuajse i garantuar, por mungon një pikë. Nga krahu tjetër, Shqipëria arriti që të fitojë edhe kundër Bullgarisë me formacionin e dytë, 2-0. Në fundin e takimit, lojtarët shkuan që të festonin së bashku me tifozët.

Ata qëndruan krahë për krahë njëri-tjetrin, ndërsa po të njëjtën gjë bën edhe stafi i Silvinjos. Të gjithë nisën që të kërcenin, duke përfshirë edhe stafin e Silvinjos, por vetëm ai qëndroi në vend, pa lëvizur, por vetëm duke duartrokitur. (Shiko videon më poshtë)

Silvinjo është një menaxher perfekt, di sesi t’i trajtojë situatat, pavarësisht vështirësive të tyre. Në këtë mënyrë ai tregon edhe njëherë tjetër se kjo Kombëtare, nuk ka arritur asgjë akoma. Dy humbje në ndeshjet e radhës do të hidhnin në erë gjithçka të ndërtuar. Festën e çmendur dhe daljen nga vetja, me siguri që Silvinjo e ka lënë për në Moldavi, atje ku Shqipëria mund të sigurojë zyrtarisht kualifikimin në Europianin e Gjermanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online