VIDEO/ I shfaq dy golat dhe si një luftëtar, Roma uron Marash Kumbullën për datëlindjen

E ardhmja e Shqipërisë, Marash Kumbulla, feston datëlindjen në 8 shkurt. Mbrojtësi shqiptar mbush 21-vjeç dhe në këtë moshë kaq të hershme e sheh veten të vëshur me fanellën e Romës. Një arritje tërësisht e merituar për këtë futbollist që shkëlqeu në sezonin e shkuar me Veronën, duke marrë vëmendjen e të gjitha ekipeve kryesore në Itali.

Roma ka uruar Kumbullën në rrjetet sociale, duke shfaqur një video të mbrojtësit të Shqipërisë. Ky i fundit shihet si një luftëtar i vërtetë duke fituar të gjitha duelet me kundërshtarët dhe njëkohësisht duke festuar për golat që ka realizuar ndaj Milanit dhe Young Boys. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online