E ardhmja e Shqipërisë, Marash Kumbulla, feston datëlindjen në 8 shkurt. Mbrojtësi shqiptar mbush 21-vjeç dhe në këtë moshë kaq të hershme e sheh veten të vëshur me fanellën e Romës. Një arritje tërësisht e merituar për këtë futbollist që shkëlqeu në sezonin e shkuar me Veronën, duke marrë vëmendjen e të gjitha ekipeve kryesore në Itali.
Roma ka uruar Kumbullën në rrjetet sociale, duke shfaqur një video të mbrojtësit të Shqipërisë. Ky i fundit shihet si një luftëtar i vërtetë duke fituar të gjitha duelet me kundërshtarët dhe njëkohësisht duke festuar për golat që ka realizuar ndaj Milanit dhe Young Boys. /Sport Ekspres/
Buon compleanno, Marash!
Kumbulla compie oggi 21 anni ?#ASRoma pic.twitter.com/ngXQyUfovm
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 8, 2021