VIDEO/ I shënuan dy herë për 1 minutë në “Kamp Nou”, Barcelona shpëton nga turpi në minutat e fundit

Barcelona po kalon një periudhë mjaft të vështirë në muajt e fundit. Xavi po përpiqet të risjellë filozofinë fituese te katalanasit, megjithëse puna do të jetë mjaft e vështirë për të. Skuadra blaugrana është rikthyer përsëri te fitorja mbrëmjen e sotme, por për të mbërritur te tre pikët është dashur të vinte minuta e 85 e takimit.

Barcelona kalon e para në avantazh me anë të Ferran Jutgla-s në minutën e 16, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Gavi dyfishon shifrat. Dy golat e shpejtë bënë të mendohej se fitorja nuk do të vihej aspak në diskutim, por e kundërta ndodhi.

Pavarësisht dominimit të Barçës, Elche i ka befasuar në shansin e parë që i ka ardhur në dorë. Morente tund rrjetën në minutën e 62-të, ndërsa vetë 1 minutë më vonë ishte Milla ai që tronditi “Camp Nou”-n. Megjithatë Barcelona ka mundur të reagojë, teksa Gonzales i ka sjellë golin e fitores në minutën e 85 dhe ka shpëtuar skuadrën nga turpi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/FTBLZone_/status/1472287654372728835

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online