VIDEO/ I shënon Domzhales, mesfushori shqiptar lë gjurmë në finalen e parakohshme të mbijetesës

Si një finale e parakohshme mbijetese ishte përballja e sotme mes Triglav dhe Domzhales e mbyllur në shifrat 1-1. Atje do të arrinte që të linte gjurmë edhe një lojtar shqiptar, Berat Beqiri.

Mesfushori 24-vjeçar shënoi në minutën e 50 të takimit ku i gjendur përballë portierit kundërshtar nuk mund të gabonte, duke dërguar kështu topin në rrjetë.

Kur pritej që Triglav të merrte këtë fitore të vyer ka ardhur edhe barazimi me anë të Ibricic për Domzhalen. Pas këtij barazimi të marrë, Triglav arrin që të mbajë distancën prej një pikësh nga kundërshtari që u përballë në ditën e sotme, ndërsa kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi. Në vendin ku aktualisht ndodhet Domzhale, tek i 9, do të ketë “Play-Off” për të mbijetuar në elitë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online