Seville barazoi në shifrat 1-1 me Barcelonën. Katalanasit nuk kanë mundur të dalin me tre pikë në këtë transfertë, pavarësisht faktit se që nga minuta e 64-t luanin me një lojtar më tepër në fushë. Një veprim i pamatur dhe aktrimi i Jordi Albas kanë bërë që Kounde të shohë arbitrin ti tregojë përpara fytyrës kartonin e kuq.
Kounde humb topin nga presioni i dy lojtarëve të Barcelonës, ndërsa Jordi Alba ka vijuar edhe më tej duke kërkuar kontakt fizik. Lojtari i Seville-s ka reaguar menjëherë, duke e goditur me top. Kaq ka mjaftuar dhe mbrojtësi i Barcelonës ka nisur të ulërasë e të shtrihet përtokë, duke bërë që arbitri të mos e mendojë dy herë kartonin e kuq./Sport Ekspres/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 21, 2021