Arbnor Muçolli ka shkëlqyer ditën e sotme me fanellën e Vejles në Danimarkë, ku ka qenë i papërmbajtshëm përpara potës. Mesfushori shqiptar ka arritur të realizojë tripletë, duke tundur 3 herë rrjetën e Roskild. I pari do të vinte në minutën e 13, duke vendosur baraspeshën kështu, ndërsa kur kronometri shënonte 30 minuta lojë do të bënte të mundur edhe përmbysjen e shifrave të takimit.
Pa përfunduar pjesa e parë Vejle do të shënonte sërish, por këtë herë autori do të ishte dikush tjetër, futbollisti Schoop. Por edhe pse me fitoren të siguruar dhe me dy gola që mbajnë firmën e tij, Arbnor Muçolli nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Prandaj në minutën e 83-të vulos edhe rezultatin përfundimtar të takimit me golin e tij. Padyshim lojtari i Shpresave të Shqipërisë do të ishte njeriu i ndeshjes me këtë hat-trick që i siguron skuadrës së tij 3 pikë të vlefshme për ta dërguar skuadrën pranë elitës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/danhiromero/status/1280174334896746496