Luis Hamilton ka qenë thjesht i babesueshëm në garën e sotme në Silverstone të Britanisë së Madhe. Piloti anglez ka treguar edhe njëherë dominimin e tij të pastër që e ka shoqëruar përgjatë të gjithë këtij sezoni. Xhiroja e fundit i ka lënë të gjithë pa fjalë, teksa Hamilton e ka kaluar vijën e finishit për herë të parë me tre rrota, teksa njëra prej gomave të tij ishte e çarë.
Diçka kjo që e bën akoma më të veçantë këtë triumph të radhës për britanikun, i cili sot ka pasur vërtetë shumë për të festuar. Dy rekorde të reja janë vendosur prej tij. Hamilton ka thyer rekordin e brazilianite Airton Senas sa i përket numrit më të madh të garave të udhëhequr nga fillimi deri në kapërcimin e vijës së finishit, duke e çuar në 20. Gjithashtu një tjetër rekord i thyer sot është edhe ai i Alan Prost, ku tashmë është piloti që ka fituar më tepër “Grand Prix” në shtëpinë e tij, me 7 të tilla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
That last lap almost had me ? We still got this ?? I can’t express how grateful I am to all the fans, and to my incredible team. To think this is the 7th home win is just insane. Thanks for the positive energy everyone, we did this together. #BritishGP #TeamLH #StillWeRise @F1 pic.twitter.com/PyAPZ6SZrI
— Lewis Hamilton (@LewisHamilton) August 2, 2020
Eyes front left as Lewis Hamilton somehow makes it back to parc ferme at Silverstone ? ? #BritishGP ?? #F1 pic.twitter.com/LMSrNgt0eL
— Formula 1 (@F1) August 2, 2020