Bazeli ka marrë një tjetër humbje në kampionatin zvicaraian, atje ku është mundur me shifrat 2-0 kundër Cyrihut. Megjithatë fati i këtij takimi mund të kishte shkuar ndryshe, por Edon Zhegrova shpërdoron një rast të pastër, duke tentuar një parabël nga një distancë e largët. Kjo ka nervozuar trajnerin e skuadrës kuqeblu, i cili pas ndeshjes ka shprehur të gjithë acarimin e tij me lojtarin shqiptar.
“Nëse kundërshtari bën një gabim, atëherë duhet të shfrytëzosh shansin, të duhet një instinkt vrasës. Nëse mund të vrapoj drejt portës vetëm, atëherë duhet të eci drejt portës vetëm dhe mos të provoj një parabël nga 30 metra. Ju mund ta bëni atë me një epërsi 5-0, por jo me aksionin e parë për gol. I mungonte epshi për të shënuar. Kjo më bën të zemërohem”, ka thënë Ciriaco Sforza./Halti Delibashi-Sport Ekspres/