“Golin e pashë në ëndërr”, flet heroi i Vllaznisë: Ja kujt i frikësohem në Superiore, mësova shumë në Kroaci

Dajan Shehi ishte heroi i Vllaznisë në takimin e fundit kundër Apolonisë, ku vendosi pikërisht goli i tij që shkodranët të largoheshin me tre pikë nga stadiumi. Madje pas atij goli fshihet edhe një detaj i veçantë, që vetë futbollisti 23-vjeçar e ndan në një intervistë për “Sport Magazine” në “Ora Neës”, të moderuar nga Drilon Xhepollari.

Shehi zbulon se shënimin ndaj Apolonisë e kishte një parandjenjë të babait të tij, që në fund u kthye në realitet. Në luftën për titull mbrojtësi kuqeblu veçon Partizanin dhe Laçin, ndërsa sa i përket të ardhmes nuk e mohon se ëndrra më e madhe për të është të luajë jashtë Shqipërisë.

“Ishte një fitore që duhej arritur pasi vinim pas një mini-krize. Duhej kjo fitore për të na rritur moralisht dhe jemi pranë objektivit. Në rradhë të parë falënderoj Zotin dhe familjen time sepse më ka qëndruar gjithmonë pranë. Këtë gol iua dedikoj babait tim pasi ai më ka marrë në telefon para ndeshjes dhe më tha “ki besim te vetja sepse sot do të shënosh”. Unë e pashë në ëndërr dhe jam shumë i lumtur që shënova. Ia dedikoj plotësisht golin atij.

Ka edhe shumë ndeshje në lojë. Është shumë e vështirë, sepse ka shumë skuadra të forta. Shpresoj që në fund të realizojmë objektivin madhor, që është titulli. Kujt i trembemi? Do veçoja Partizanin dhe Laçin. Kanë organikë shumë të mirë dhe kanë futbollistë shumë cilësor.

Dëshira ime është që të vazhdoj te Vllaznia, por varet nga fundi i sezonit se si do të shkojnë gjërat. Kam pasur një aventurë 6 mujore në Kroaci. Atje kam mësuar shumë gjëra rreth futbollit. Çdo gjë ishte shumë profesionale. Por futbolli kështu është, shkon diku dhe nuk të ecën. Edhe mua atje nuk më eci shumë. U ktheva në Shqipëri. Shpresoj që këtë vit të realizojmë objektivat e klubit. Ëndrra e çdo futbollisti është të luajë jashtë shtetit. Shpresoj që të më realizohet edhe mua kjo ëndërr”, ka thënë Dajan Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online