Skënderbeu ka arritur që të fitojë finalen e mbijetesës kundër Bylisit në shifrat 2-1. Nëse korçarët do të humbisnin në këtë përballje, atëherë do të ishin me një këmbë në Kategorinë e Parë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Desancic pas kombinimeve të bukura mes lojtarëve. Por brenda dy minutash korçarët përmbysën gjithçka falë golit të Vangjelit dhe Berishës.
Në shifrat 2-1 do të mbyllej pjesa e parë që njëkohësisht vendosi edhe historikun e 90 minutave. Nga krahu tjetër surpriza e madhe ka ardhur në ndeshjen Apolonia-Kastrioti. “I mbyturi, të mbyt”! Kjo shprehje shkon më së miri për krutanët që janë mundur nga skuadra që cilësohet si e Kategorisë së Parë dhe që ka shumë pak shpresa mbijetesë. Dopieta e Mario Gjatës vendosi ndeshjen, ndërsa Daci vetëm sa do të ngushtonte diferencat. /Sport Ekspres/
Apolonia-Kastrioti 2-1 Gjata 19′, 31’/ Daci 65′
Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Asllanaj, Zoga, Smaçi, Jeboah, Shanaj, Vasil, Gjata
Trajner: Fabricio Kamarata
Kastrioti: Hidi, Prodani, Shkalla, Zhivanaj, Neziri, Deliaj, Bardhi, Mehmeti, Okebugu, Rezi, Daci
Trajner: Ramadan Ndreu
Skënderbeu-Bylis 2-1 Vangjeli 42′, Berisha 44’/ Desancic 33′
Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Vitija, Dumfur, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah Trajner: Migen Memelli
Bylis: Qirko, Hadroj, Muçollari, Janku, Ymeraliaj, Desancic, Ndreca, Lorran, Antoni, Ntephe, Carkanji Trajner: Veljko Dovedan