VIDEO | I liruar nga zinxhirët, Guerrero mahnit në Libertadores

Paolo Guerrero duket se është liruar nga zinxhirët. Pas plot nëntë muajve pa futboll, si pasojë e dënimit me doping, sulmuesi është rikthyer të jetë protagonist me ekipin e tij të ri, Internacionalin e Porto Alegres.

Pasi shënoi në debutimin e tij në kampionat, peruani gjen dopietën në “Copa Libertadores”, duke çuar më tej ekipin e tij, pasi brazilianët renditen të parët me 10 pikë në Grupin A pas katër ndeshjesh.

Në sfidën e luajtur pas mesnate u shënuan plot pesë gola, me Internacionalin që triumfoi në mënyrë spektakolare me shifrat 3-2. Guerrero shënoi fillimisht në pjesën e parë, ku çoi shifrat në 2-0, pas kishin kaluar 22 minuta lojë.

Miqtë nga Kili të Palestinos gjetën forcën dhe reaguan duke barazuar shifrat, por heroi dhe një herë tjetër ishte Paolo Guerrero. Edhe pse në moshën 35-vjeçare, sulmuesi duket i uritur dhe në minutën e 66-të i dha fitoren dhe kualifikimin ekipit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *