VIDEO/ “I latë të tjerët dhe mbajtët Napolin”! Në Shqipëri si muhabete kafenesh, trajneri i Veronës u ikën nga intervista: Kërkoni falje

Napoli nuk arriti që të kualifikohet për në “Champions League” pasi Verona barazoi ndaj saj në shifrat 1-1. Tërësisht pa objektiva, por ekipi i Juriç arriti që të linte gjurmë në ndeshjen e fundit duke ndihmuar kështu Juventusin që të mbërrijë në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Në momentin që Juriç mbërriti për të dhënë intervistën në “Sky Sport”, pyetja e parë që iu drejtua nuk i pëlqeu aspak. Prezantuesi i solli në vëmendje rezultatet e fundit që ishin të dobëta të Veronës dhe e pyeti sesi ishte e mundur që lojtarët e tij u motivuan aq shumë kundër Napolit, në një ndeshje që nuk vlente për asgjë për ta.

Në këtë moment ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Juriç: “Kjo është mungesë respekti, unë nuk e pranoj këtë lloj pyetje. Ekipi im ka dhënë gjithmonë më të mirën, pavarësisht nga situata pao rezultati. Këtë lloj qëndrimi unë nuk e pranoj. Kërkoni falje tani, nuk mund të mos na respektoni kështu”, tha Juriç duke braktisur intervistën.

Një ndjenjë krenarie kjo e trajnerit të Veronës që është cënuar nga pyetja e gazetarit pasi ndali Napolin, duke i mohuar “Champions League”. Ndërkohë në Shqipëri ky lloj diskutimi është kthyer si në një muhabet kafenesh rreth ekipeve që luajnë diku më fortë dhe diku tjetër më dobët, sa i përket impenjimit të tyre, megjithëse nuk kemi parë ende reagime të këtij lloji. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *