VIDEO/ I jep fund ankthit të Juventusit në derbi, Lokateli dhe bardhezinjtë çmenden në festë me tifozët

Juventusi ka fituar derbin e sotëm kundër Torinos me rezultatin e ngushtë 1-0. Ishte Manuel Lokateli ai që me një goditje perfekte në afërsi të zonës i jep fund ankthit të “zonjës së vjetër” në minutën e 86 të takimit. Kaq ka mjaftuar që mesfushori i talentuar dhe gjithë lojtarët e Juventusit të shpërthejnë në një festë të çmendur me tifozët që gjendeshin në tribuna.

Ekipi i Alegrit po jep shenja jete pas atyre javëve të parë zhgënjyese. Pas fitoreve në Ligën e Kampionëve, tashmë bardhezinjtë duket se po gjejnë ritmin e rezultateve pozitive edhe në Serinë A, megjithëse këtë sezon i pret përpara një rrugë e gjatë dhe e vështirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/juve_canal/status/1444359076889124874

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online