Enea Mihaj ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Mbrojtësi shqiptar është aktivizuar që nga minuta e parë me fanellën e PAOK-ut, por takimi nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të. Bardhezinjtë ishin duke udhëhequr deri në minutën e 78-të, kur Mihaj dërgon topin në portën e tij dhe kthen baraspeshën.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi e nis kështu me autogol kampionatin grek, duke qenë se kjo ishte ndeshja e parë për të në këtë sezon të Super Ligës helene. Një gabim ky që peshon shumë në shpatullat e Enea Mihajt, që i ka hequr kështu nga duart 3 pikët PAOK-ut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/