VIDEO/ I gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për të duartrokitur Armando Brojën, i mëson edhe Tellës sesi bëhet shqiponja

Armando Broja ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Brighton. Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 30 për Southampton duke e gënjyer bukur mbrojtësin kundërshtar, për të ndalur topin në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për sulmuesin shqiptar në Premier League për katër aktivizimet e tij si titullar, ndërsa nuk ka mundur të realizojë vetëm ndaj Liverpul.

Broja i është afruar edhe dopietës personale në pjesën e dytë, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Një performancë fantastike ku lojtarët e Brighton e kanë goditur jo pak herë nga këmbët, duke e parë si mundësinë e vetme për ta ndalur. Për këtë arsye trajneri Hasenhutl zgjodhi që ta largonte në minutën e 80 duke i lënë vendin Armstrong.

I gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për të përshëndetur futbollistin shqiptar që po shndërrohet në yllin e ri të skuadrës. Ndërkohë nisur nga festimet e shumta me shqiponjë, shoku i skuadrës, Tella, ka mësuar sesi formohet shqiponja dhe ka festuar në të njëjtën mënyrë si Broja te goli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *