Futja e kafshëve në fushën e gjelbërt gjatë një ndeshje nuk është një fenomen që ndodh vetëm në ligat e ulëta të futbollit europian. E njëjta situatë ka ndodhur në ndeshjen e Superligës së Zvicrës në sfidën Zyrih-Sion. Një qen i bardhë është futur në fushë në minutën e 40-të dhe ka ndërprerë ndeshjen.
Arbitri e ndërpreu për pak kohë takimin duke qeshur mbi rastin e pazakontë. Edhe pse në fushë ishin 22 lojtarë, qeni dukej se ishte i pa shqetësuar dhe nuk lëvizte për asnjë arsye. Ndërkohë që një person zbriti shkallët e stadiumit për ta larguar. Kur kuptoi se ishte në vendin e gabuar, qeni u largua nga vijat anësore dhe vrapoi drejt pistës së vrapimit, për tu larguar nga stadiumi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
FCZ-Präsident Ancillo Canepa über Neuzugang Chilla: «Er ist extrem ballverliebt.» Heute fehlte allerdings etwas die Bindung zum Spiel. Kaum brauchbare Bälle für den Joker. #FCZ pic.twitter.com/n2TPZRXiQQ
— Simon Häring (@_shaering) February 21, 2021