VIDEO/ I duhen vetëm 24 minuta! Anis Mehmeti është lojtari i parë i Shqipërisë që e nis me gol 2026

Viti 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë për Anis Mehmetin. Lojtari i Shqipërisë nuk zhgënjen dhe ka arritur që të realizojë në ndeshjen mes Bristol City dhe Portsmouth, e cila po vazhdon në shifrat 3-0. Në minutën e 24, Mehmeti ka arritur të realizojë golin e parë të tij për këtë vit të ri dhe mbi të gjitha është lojtari i parë i Kombëtares që arrin të tund rrjetën. /Sport Ekspres/