Shpëtim Duro festoi dje titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Pas largimit nga Egnatia, trajneri i mirënjohur shqiptar udhëheq Strugën Trim&Lum drejt suksesit historik. Klubi shqiptar fiton titullin e parë kampion në kampionatin maqedonas.
Ashtu siç mund të kuptohet, festa ishte e madhe në Strugë. Arritja historike është festuar deri në orët e para të mëngjesit ku fishekzjarrët e kanë kthyer mbrëmjen e 7 majit si të ishte 31 dhjetori, ndërrimi i viteve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/