Verder Bremen ka humbur me shifrat 1-2 kundër Shtutgartit ditën e sotme. Minutat shtesë kanë prodhuar dy gola por edhe tension në fushën e lojës. Ishte lojtari i Shtutgartit, Vamangituka, ai i cili dërgoi në qiell nervat e kundërshtarëve.
Futbollisti përfiton nga një pakujdesi e mbrojtësit dhe portierit të Verderi, duke rrëmbyer kështu topin e duke dalë me portën e zbrazët. Por kur mjaftonte të shtyrje e lehtë për ta dërguar sferën përtej vijës fatale, Vamangituka vendos të tallet me skuadrën e Rashicës, pasi qendron së bashku me topin përpara porte deri sa portieri i shkon pranë.
Një gjest i tillë ka sjellë një irritim në kampin kundërshtar dhe nuk ka munguar as konfrontimi. Lojtarët e Bremenit vrapojnë drejt sulmuesit të Shtutgartit për t’i kërkuar llogari për këtë mungesë respekti të treguar në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Silas Wamangituka with one of the most disrespectful finishes you’re ever likely to see ??? https://t.co/d3vw9oLOnj
— Taísto (@TaistoFCB) December 6, 2020