Tradhëtoi partneren me shoqen e saj, PSG i mbyll kontratën para kohe sulmuesit

Jese Rodriguez ka qenë në mes të një furtune mediatike kohët e fundit. Lajmi për tradhëtinë e tij ndaj partneres ka pushtuar mediat dhe është cilësuar si një skandal në Francë. Sulmuesi spanjoll mësohet të ketë tradhëtuar Aurah Ruiz, me të cilën ka edhe një fëmijë, me shoqen e saj module Rocio Amar.

Kjo situatë aspak e hijshme jashtë fushave të lojës i ka dhënë goditjen përfundimtare edhe në të ardhmen e tij në radhët e PSG-së. Me kampionët e Francës Rodriguez është bashkuar në vitin 2016 nga Reali i Madridit, megjithëse nuk ia ka dalë dot të bëjnë një vend në formacion. Të gjitha këto së bashku kanë bërë që PSG të vijë me një njoftim zyrtar ditën e sotme, ku bën me dije se ka ndërprerë përpara kohe kontratën me 27-vjeçarin, e cila përfundonte në qershor të vitit të ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online