Në Zvicër futbolli ka nisur me disa ndeshje miqësore. Data 19 qershor është caktuar si rinisje e kampionati, e për të luajtur 13 ndeshjet e mbetura. Zurich arriti një fitore të thellë 5-1 ndaj modestëve të Aarau.
Golin e parë dhe një nga më të bukurit e shënoi Benjamin Kololli. Mesfushori 28 vjeçar lëshoi një goditje standarte nga jashtë zone duke lënë në vend portierin kundërshtar.
Një nga ata gola që shpesh Kololli ka falur për tifozët, por që në këtë rast për ata që ndiqnin nga shtëpia. Zurich shënoi edhe katër gola të tjerë ndërsa goli i vetëm për Aarau u shënua nga Liridon Balajm një tjetër lojtar shqiptar i Kosovës./Sport Ekspres/
40. TOR! Der #FCZ geht in Führung: Kololli verwandelt einen direkten Freistoss zum 1:0!
*1:0 | #fczuerich #stadtclub pic.twitter.com/nKcVZ3u6j5
— FC Zürich (@fc_zuerich) June 9, 2020