VIDEO/ I bukuri futboll i kthehet tifozëve! Real Madrid-Barcelona dhuron spektakël, “La Liga” si kurrë më parë

“El Clasico” është dëshmia se futbolli ka ende shumë për t’i dhënë sportdashësve dhe se spektakli nuk ka humbur në krahasim me vitet e mëparshme. Pa tifozë, por i bukuri futboll i kthehet tifozëve.

Sa shumë magji që ka prodhuar përballja mes Realit të Madridit dhe Barcelonës që përfundoi në shifrat 2-1. Golat për Realin u shënuan nga Benzema në minutën e 13-të dhe Toni Kroos në minutën e tij 28-të. Benzema do të hapte spektaklin pas golit me finte, ndërsa Kroos ekzekutoi saktësisht goditjen e dënimit.

Mingueza ngushtoi diferencat në 2-1 në minutën e 60, ndërsa Barcelona kishte mundësi deri në sekondën e fundit për të barazuar rezultatin. Pas kësaj fitore “La Liga” ndizet si kurrë më parë pasi po kryesohet nga Reali i Madridit dhe Atletiko Madridi me 66 pikë, kurse pas tyre renditet Barcelona me 65 pikë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online