VIDEO/ I bën të gjitha në ndeshjen e fundit të Bundesligës! Jo vetëm goli, Brajan Gruda dhuron edhe një asist spektakolar

Brajan Gruda është lojtari i shumëpërfolur që mund të vijë te Shqipëria si debutues dhe të niset drejt Gjermanisë për Euro24. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për këtë lojtar sa i përket afrimit te kuqezinjtë.

Ndërkohë 19-vjeçari vazhdon që të prodhojë spektakël në Bundesligë duke i bërë të gjitha te Mainzi në ndeshjen e fundit të kampionatit. Mainzi ka fituar me shifrat 1-3 në transfertë kundër Ëolsfburg, ndërsa Gruda ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist. Në të dyja rastet, Gruda ka treguar gjithë klasin e tij. /Sport Ekspres/