Fantastike/ Ilir Daja krijon “Skënderbeun e Kosovës”, Ballkani fiton titullin kampion për herë të 3 radhazi

Ilir Daja ka marrë një tjetër sukses historik në Kosovë. Trajneri i njohur shqiptar ka arritur të fitojë sërish titullin kampion. Pavarësisht se në këtë sezon kishte më shumë diskutime, Ballkani ia doli për herë të tretë radhazi që të shpallej kampion, sërish me Ilir Dajën.

Në ditën e sotme, Ballkani fitoi 0-1 ndaj Llapit të vendit të dytë, duke mbyllur me meritë çdo diskutim sa i përket luftës për vendin e parë. Kështu Daja po krijon një “Skënderbe” të ri në Kosovë që nuk mposhtet. /Sport Ekspres/