VIDEO/ I anulloi golin dhe akordoi menjëherë penallti për kundërshtarët, te Porto nuk i besojnë syve për shkak të VAR-it

Porto dhe Bajern Leverkusen kanë hyrë në dhomat e zhveshjes me rrjetat e paprekura. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0 dhe kjo për shkak të VAR-it. Fillimisht arbitri anullon golin e Hudson Odoit në minutën e 16, ndërsa në minutën e 41-të po të njëjtën situatë e përjetojnë portugezët. Por këtë herë, dhimja është edhe më e madhe.

Taremi tund rrjetën pas një kundërsulmi të Portos, por festa i lihet përgjysmë nga gjyqtari. Pasi rishikon pamjet në VAR, arbitri anullon golin e Taremit dhe menjëherë akordon penallti për kundërshtarët. Topi shkon në zonën e Portos, ku Patrik Shik ekzekuton 11 metërshin. Portieri i bardhebluve të Portugalisë tregohet i vëmëndshëm dhe pret penalltinë e sulmuesit të Leverkusenit, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online