Armando Broja nuk ka arritur që të lërë gjurmë edhe ndaj Ëatfordit. Sulmuesi shqiptar u fut në fushën e lojës në minutën e 46 dhe në fillim nuk u pa rendimenti i tij më i mirë, duke shfaqur shenja lodhje edhe pse vinte nga stoli.
Të paktën në aspektin fizik që ka qenë ar.ma më e fortë e këtij lojtari, lojtarët e Ëatford po e neutralizonin. Por me kalimin e minutave nisi edhe rritja në performancë e Brojës duke tentuar driblimet, megjithëse nuk pati mundësi shënimi.
Në minutat shtesë sulmuesi pësoi dëmtim teksa u përplas me portierin kundërshtar. Broja tentoi që të futej sërish në fushën e blertë, por trajneri Hasenhutl vendosi që të aktivizonte Long në vendin e tij. /Sport Ekspres/