“Trajner italian te Dinamo? Fjalët e shtëpisë nuk i nxjerr në pazar”! Devolli flet për situatën e Dinamos: Jam i fundit që do dorëzohem

Dinamo nuk arrin që të ringrihet edhe pas fitores së fundit së marrë ndaj Skënderbeut. Kukësi arriti që të fitonte me shifrat 0-2. Fillimisht ishte një devijim i pafat i Prodanit në pjesën e parë që e dërgoi topin në rrjetë. 45 minuta që nuk treguan shumë nga të dy ekipet, për më tepër nga kryeqytetasit që duhej të shfaqnin më shumë dëshirë.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi Milunovic me kokë në të 55 pas krosimit perfekt të De Lukas. Kjo e fitore e mban Dinamon në vendin e 8 që e dërgon në Play Out. Nga krahu tjetër, befasia erdhi në debutimin e Skënder Gegës me Skënderbeun.

Ky i fundit arriti të barazonte pa gola ndaj Lacit, duke “uruar” në këtë mënyrë Tiranën për titullin kampion. Skënderbeu ishte thuajse në perfeksion për mënyrën sesi u mbrojt duke mos i lejuar hapësira Laçit. Kurbinasit po provonin vetëm tentativa nga distanca dhe puna e tyre iu vështirësua pas ndëshkimit me karton të kuq të Velkovskit në të 67 pasi pengoi Mensah si mbrojtës i fundit. Laci arriti të shënonte në minutat e fundit me Guindo, por VAR e anuloi me të drejtë golin pasi sulmuesi i kurbinasve ishte në pozicion jashtë loje. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Devolli: “Terreni nuk ishte shumë i mirë dhe na ndëshkuan episodet. Ne i kishim kundër, ata në favor. Kjo ndeshje nuk kishte shumë raste dhe kështu u vendos. Ishte një hap mbrapa në aspektin e lojës. Të gjithë jemi të mërzitur. Vetëm me kokën ulur mund të dalim nga kjo situatë. Lilaj në stol? Më tha vetë pasi ishte i lodhur nga ndeshjet e shumta që ka luajtur. Unë do jem i fundit që do dorëzohem. Trajneri italian te Dinamo? Nuk më shqetëson fare, kam folur me drejtuesit dhe fjalët e shtëpisë nuk i nxjerr në pazar.

Skënder Gega: “Është grup i mirë dhe kjo pikë u jep shpresë lojtarëve. Jam munduar që të jap ato që duhet për të mbushur boshllëqet. Jam i kënaqur pasi po luanim ndaj Lacit që është me meritë në vendin e dytë. Unë jam i kënaqur që Skënderbeu ka lojtarë të rinjë, pasi aty është e ardhmja. Vetëm se koha është shumë e shkurtër dhe nuk premton. Memelli ka bërë më të mirën te Skënderbeu dhe unë jam munduar t’i përforcoj ato. Nuk e ul kokën pasi ky është profesioni im. Këtu është ambient i jashtëzakonshëm dhe jam i nderuar që përfaqësoj këtë qytet. Zguro? Kam bërë bisedë të gjatë më të, i kam thënë se nuk mund të jetë më i stresuar se vetë Takaj. Dhe sot është parë që ka qenë më i disiplinuar se kurrë më parë. Kam biseduar me të gjithë lojtarët që të jenë të qetë”.

Longo: “Kam nisur që të mësoj gjuhën shqipe që njerëzit të më kuptojnë kur flas. Pasi gjithmonë ka keqkuptime kur unë flas”. (Largohet nga intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online