VIDEO/ Hyn me fanellën e Juventusit në ndeshjen e Interit, lumë të sharash për tifozin që detyrohet të ndërrojë bluzën

Një tifoz i Juventusit duket se është fans i adrenalinës, pasi i vetëm u vendos në anën e tifozëve të Interit. Luhej Inter-Monako në stadiumin e Juventusit dhe mbështetësi i Juves kishte veshur fanellën bardhezi, ku dhe po shijonte ndeshjen miqësore. Ky detaj nuk i ka shpëtuar lehtë tifozëve të Interit, të cilët kanë filluar menjëherë koret ofenduese si ndaj tij ashtu dhe skuadrës që ai përfaqësonte.

Për të qetësuar situatën ka vepruar menjëherë policia, të cilët e kanë detyruar të heqë fanellën bardhezi. Menjëherë ky lajm u bë viral dhe si pasojë ka marë reagimin negativë të shumë tifozëve të Juventusit, të cilëve iu duk e papranueshme që një person të ofendohet në stadiumin e tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online