Fitorja kënaq Hysajn, lojtari shqiptar jep edhe leksione te Lacio: Ndihmoj të rinjtë për mekanizmat e mbrojtjes

Lacio ka zhvilluar sot një miqësore kundër Triestinës. Pas përfundimit të ndeshjes, Elseid Hysaj ka folur për “Lazio Style Channel”. Mbrojtësi shqiptar ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si skuadra e interpretoi lojën. Gjithashtu shkodrani është shprehur se shpesh ndihmon të rinjtë për të përmirësuar mekanizmat e mbrojtjes, megjithëse shton se nuk i duhet të lodhet shumë për këtë pjesës pasi i kuptojnë më së miri kërkesat e Sarrit.

“Ishte një ndeshje e mirë. Me kalimin e minutave u ndje pak lodhje, por skuadra reagoi mirë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Në pjesën e dytë lojtarët e rinj ishin të mirë, e kuptuan shpejt lojën që dëshiron trajneri. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj, shpresojmë të jemi gati për kampionat. Herë pas here flas me të rinjtë për t’i ndihmuar me mekanizmat mbrojtëse, por tashmë janë të mirë për të kuptuar kërkesat e Sarrit. E shoh më shumë njerëz se vitin e kaluar, të gjithë janë pozitivë dhe kjo është e mrekullueshme sepse na shtyn të ecim përpara”, ka thënë Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online