VIDEO/ Humbja me Teutën nuk i lëkund aspak, Tirana e Egbosë rikthehet me hapin e kampionit në klasiken e Superiores

Nëse menduat se ajo humbje me Teutën mund të ndikonte në rrugën e Tiranës drejt titullit, atëherë rezultati i sotëm të bën të mendohesh dy herë. Bardheblutë u rikthyen sërish te fitorja si për të treguar se ndeshja e fundit ishte thjesht një rastësi dhe se nuk lëkunden përpara objektivit madhor që kanë këtë sezon. Ekipi i Egbosë ka mposhtur me shifrat 3-0 Vllazninë në klasiken e Shqipërisë, pavarësisht se për 45 minuta i është dashur të luajë me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Hoxhallarit.

Seria e golave do të hapej në minutën e 30 falë Torasës. Sprinti i këtij të fundit e dërgoi në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, teksa pasimi i Ngo do e nxirrte me portën e boshatisur dhe do e kishte fare të lehtë të tundte rrjetën. Por vetëm 6 minuta më vonë do të ishte vetë Ngo ai që do të shtonte emrin e tij në listën e golashënuesëve. Padyshim lojtari i ndeshjes për ditën e sotme sulmuesi anglez, që nuk do të ndalej me kaq, pasi në minutën e 63-të do të shërbente sërish për Kale, i cili me një supergoditje e dërgon topin në rrjetë. E me këtë paraqitje Tirana shuan kështu dyshimet dhe sheh e qetë përpara drejt titullit kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Karabeci, Torasa, Kobina, Kale, Ngo

VLLAZNIA: Efremov, Lekaj, Adili, Malota, Gligorov, Gurishta, Krymi, Kruja, Lika, Sidorenko, Zogaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online