VIDEO/ Humbi mundësinë e artë kundër Bayern, Milot Rashica e ka harruar portën

Werder Bremen arriti të marë një pikë mjaft të vlefshme përballë kampionëvë të Gjermansië, Bayern Munchen. Skuadra e Rashicës kaloi në avantazh në minutën e 45-të me Eggestein, por lojtari shqiptar kishte një rast mjaft flagrant për të dyfishuar rezultatin e takimit në fillim të pjesës së dytë.

Rashica ishte mjaft i avancuar në krahashim me mbrojtësit e Bajernit, ku hezitimi i tij për një çast bëri që Jerome Boateng ta arrinte duke e devijuar gjuajtjen e 24 vjeçarit në goditje këndi. Ky do të ishte goli i tretë i Rashicës përballë Bayernit, pasi më parë kishte shënuar në ndeshjet Bayern Munchen 6-1 Werder Bremen (Bundesligë) si dhe Ëerder Bremen 2-3 Bayern Munchen (Kupa e Gjermanisë). /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *