VIDEO/ Humbet edhe rastin me portën e boshatisur, Ernest Muçi nuk e njeh “aromën e golit” te Legia e Varshavës

Ernest Muçi është duke u rritur gjithmonë e më tepër te Legia e Varshavës sa i përket performancave të tij. E për të pritur shkëlqimin siç jemi mësuar më herët te Tirana duhet të durojmë edhe më shumë kohë. Sulmuesi shqiptar nuk e ka gjetur ende golin e parë me fanellën e kampionëve polak. Këta të fundit janë përballur sot në një ndeshje miqësore me ekipin rus të Krasnodarit, atje ku barazuan në shifrat 1-1.

Trajneri i Legias nuk e kishte programuar Muçin si titullar, por pas dëmtimit të Abu Hana në nxehmje ishte ish-sulmuesi i bardhebluve që luajti nga minuta e parë. Mundësia më e artë për të shënuar për Muçin ishte në minutën e 28 teksa me portën e boshatisur dhe portierin që ndodhej gjysmë i shtrirë për shkak të një ndërhyrje të kryer më parë, sulmuesi nuk arriti që të konkretizonte në mënyrën e duhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online