VIDEO/ “Gjahtar goli”! Nuhatja e frikshme e Myrto Uzuni, fluturon për t’i shënuar edhe Ludogorestit

Myrto Uzuni po përgatitet për të nisur sezonin e ri po në të njëjtën pikë që la të vjetrin. Pra duke qenë protagonisti kryesor i Ferencvarosh dhe njëkohësisht ylli i kampionëve të Hungarisë. Këtë herë Ferencvarosh po përballet me kampionët e Bullgarisë, Ludogorest, në një ndeshje miqësore.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0, ndërsa goli i vetëm u shënua në minutën e 23. Autori? Sigurisht që Myrto Uzuni! Sulmuesi shqiptar e tregon edhe njëherë tjetër nuhatjen e frikshme të golit teksa pasi sheh që po përgatitej krosimi nga krahu i majtë ka shkuar në vendin e duhur për të fluturuar dhe dërguar topin me kokë në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online