Një ditë historike sot për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar ka marrë ftesën e trajnerit Koeman për të qenë pjesë e ekipit A me Barcelonën, ku është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore kundër Gimnastic. Futbollisti i Kombëtares ka shënuar një supergol në minutën e 60 të takimit.
Ky ishte goli më i rëndësishëm në karrierën e Manajt që vjen me Barcelonën A, duke prekur kështu majën e karrierës së tij. I aktivizuar në pjesën e dytë, sulmuesi tregoi se ishte jo më kot golashënuesi i akademisë në sezonin e shkuar./Sport Ekspres/
Rey Manaj Goal for Barcelona vs Nastic . Que golazo ? #BarcaNastic pic.twitter.com/A9POfwoPEe
— Esteban? (@smithjr49) July 21, 2021