VIDEO/ Historia si një përrallë! Goli i rrallë i Ndojit te Breshia në sekondën e fundit, u kthye pas 21 ndeshjeve

Një histori vërtet mbreslënëse është ajo e Emanuele Ndojit te Breshia. Mesfushori shqiptar u kthye në përballjen e sotme kundër Frosinones, teksa kishte 21 ndeshje pa luajtur me ekipin e tij për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka kaluar.

I ulur në stolin e Breshias, trajneri zgjodhi që ta aktivizojë në minutën e 60 kundër Frosinones. E teksa ndeshja po shkonte drejt fundit në minutën e 93, Ndoj nuk e kishte thënë ende fjalën e tij. Një gol disi i çuditshëm ka ardhur nga mesfushori shqiptar që pas vetëm një prekje të topit, ka gjetur cepin e rrjetës.

Pa u sforcuar dhe marrë vrull për ta goditur topin, por me një lëvizje inteligjence që shihet rrallë në futboll. Menjëherë ka shkuar për të festuar si i çmendur bashkë me gjithë pjesën tjetër të ekipit për marrjen e tre pikëve dhe lehtësimin e madh pas kohës së vështirë që ka kaluar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *