“Për ty xhaxha”! Dedikimi i ndierë i Emanuel Ndojit pas golit në frymën e fundit: Ishte një çlirim

Pas mungesës në 21 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi, Emanuel Ndoji u kthye në grumbullim me Breshian dhe e nisi nga pankina ndaj Frosinones. Trajneri e aktivizoi në minutën e 60 të takimit, ndërsa mesfushori shqiptar realizoi një gol inteligjence pak para mbylljes së ndeshjes. Për mikrofonin e “DAZN”, Ndoji ka bërë edhe një dedikim të ndierë teksa golin e triumfit ia kushton xhaxhait që ndërroi jetë pak kohë më parë.

“Nuk kisha luajtur për një kohë të gjatë. Rikthimi në fushë pas gjithë asaj ishte një çlirim për mua. Këtë gol ia kushtoj xhaxhait tim që ndërroi jetë, gjithë familjes dhe njerëzve që më duan. Kjo fitore eliminon shumë aspekte negative, tani mjafton të vazhdojmë kështu dhe ne do të jemi në gjendje të bëjmë shumë gjëra. Ne i dimë cilësitë tona, për një kohë nuk ishim në gjendje të bënim mirë, por ne e dimë se çfarë mund të bëjmë, edhe sot për shembull, e kemi treguar atë”, ka thënë Ndoj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online