VIDEO/ Historia interesante mes Brojës dhe Jackson te Chelsea: Aftësi ndryshe apo i braktisur nga shokët e ekipit?

Armando Broja luajti nga minuta e parë në ndeshjen mes Evertonit dhe Chelsea, por nuk arriti dot që të linte gjurmë në humbje 2-0. Sulmuesi shqiptar nuk e goditi dot kurrë portën dhe ishte shumë larg performancave të arta në kohën para dëmtimit.

Sigurisht që për të kaluar këtë fazë Broja kërkon kohë, megjithatë Chelsea nuk e ka këtë luks për shkakun e rezultateve të dobëta. Trajneri Pochetino e ka shprehur hapur pas përfundimit të takimit pakënaqësinë e tij: “Nëse nuk shënohet dot gol edhe pas një ndeshje të tillë, atëherë do të kërkojmë për sulmues në merkaton e janarit. Ne luajtëm më mirë se Evertoni, por nuk arritëm të shënonim”. (Videon e plot të kësaj kronike e gjeni më poshtë)

Këto janë fjalë alarmi që vijnë kryesisht për Brojën, jo vetëm për faktin se ishte 66 minuta në fushën e blertë, por edhe për shkakun se Jackson dhe Nkuku, dy sulmuesit e tjerë kanë pasur fare pak kohë te londinezët, duke u marrë vetëm në merkaton e verës. Nkuku është duke kaluar një dëmtim serioz dhe për këtë arsye, marrja e një sulmuesi të katërt do të hapte derën e largimit të Brojës, në rastin më të mirë, në formën e huazimit.

Ndërkohë ka dhe një histori vërtet interesante. Në momentin që Broja ishte në fushë, ai nuk kishte thuajse asnjë mundësi goditje në portë. Por sa u ul në stol dhe Jakson u fut në vendin e tij, ky i fundit kishte disa mundësi shënimi.

Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën. Kur Jakson qëndron në fushë, shpërdoron mundësi fëmijnore para portës ku topi duhet vetëm të shtyhet drejt rrjetës.

E në momentin që Jackson ulet në stol dhe Broja futet në fushë, nuk ka më asnjë rast të pastër të krijuar para portës rivale. Disa tifozë e shpjegojnë të gjithën këtë me aftësit e sulmuesit, duke u shprehur se Jackson e njeh më mirë zonën e të tjerë shprehen se Broja nuk shërbehet po aq sa Jackson nga shokët e ekipit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online