Historia është bërë për t’u shkruar dhe këtë gjë duket se e dinë mirë edhe lojtarët e Hamrunit. Megjithëse vijnë nga një shtet i vogël si Malta dhe me një të shkuar të panjohur në Europë, ky fakt nuk i ka ndalur të shkojnë në një terren të pashkelur më parë për ta. Ekipi maltez ka mposhtur Levskin e Sofies me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme.
Koga e rregullt u mbyll mes dramës, teksa Levski shënon në minutën e 91-të dhe vetëm pak sekonda më vonë kundërshtarët kalojnë në avantazh. Sfida shkon në shtesa dhe pas 120 minutave lojë u deshën penalltitë për të përcaktuar fituesin. Në ruletën e 11 metërshave fati i buzëqeshi pikërisht Hamrunit, që për herë të parë shkon në fazën “play off” të një kompeticioni europian, në këtë rast në Ligën e Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/