VIDEO/ Historia e çuditshme e heroi të Juventusit që i dha fitoren me Napolin, punonte në ndërtim në moshën 17-vjeç dhe luante në Serie C 3 vite më parë

Juventusi ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Napolit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Gatit. Ky futbollist tundi rrjetën në minutën e 51 dhe u kthye sërish në heroin e bardhezinjve, teksa në një ndeshje më herët, shënoi golin e fitores në minutat shtesë kundër Monzës.

Kur ishte 17-vjeç, Gati gjendej duke punuar në ndërtim dhe kishte pak shpresa për një karrierë të madhe. Deri në tre vite më parë, në moshën 22-vjeç, ai luante në Serie C. Por tani është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të Allegrit në luftën për titullin kampion duke shënuar gola vendimtarë, pavarësisht se është mbrojtës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *