VIDEO/ Higuaini i ri! Me pamjen ndryshe dhe golat e harruara, jep spektakël me “Despacito”

Higuain ishte një nga sulmuesit më të mirë në Itali, në kohën që ishte tek Napoli.  Në sezonin 2015-2016, argjentinasi shënoi 36 gola duke zgjuar interesin e Juventusit, që e bleu menjëherë. Edhe në vitin e parë tek “Zonja e Vjetër” Higuain arriti ta mbajë formën e mirë. Megjithatë konkurenca e madhe në Torino dhe mosha që vijonte të rritje, bëri që të humbë interesin për futbollin, duke qenë shpesh herë jashtë formë fizike.

I transferuar në Amerikë tek Inter Miami, duket se Higuain e ka humbur fare dëshirën për të luajtur. Në një video të postuar në Tëitter nga një miku i tij, 33 vjeçari shihet me një paraqitje tejet ndryshe, pa flokë dhe me mjekërr shumë të gjatë. Me lukun e tij të ri, Higuain përpiqet të bëjë shokët e tij për të qeshur dhe të jetë argëtues. Që prej shtatorit, Gonzalo ka shënuar vetëm 1 gol me Inter Miami por kjo nuk e shqetëson aspak ish lojtarin e Juventusit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online