Milani pret rikthimin pas Kombëtareve, i hiqet dënimi Ante Rebiç për sjelljen antisportive

Pas pushimeve të Kombëtareve, lojtarët do të kthehen në skuadrat e tyre përkatëse për të vazhduar pjesën tjetër të sezonit. Milani e ka nisur ditën e hënë me lajme të mira, pasi gjykata sportive italiane ka vendosur për të hequr dënimin mbi Ante Rebiç. Kroati u dënua me dy ndeshje për sjellje antisportive ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Milan-Napoli, kur ky i fundit nuk akordoi një penallti të dyshimtë për kuqezinjtë.

Rebiç do të jetë i gatshëm për skuadrën të shtunën në ndeshjen ndaj Sampdorias. Ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin Stefano Pioli, i cili nuk ka patur fatin të ketë skuadrën e plotë që prej fillimit të sezonit. Zllatan Ibrahimoviç, Benaser dhe disa lojtarë të tjerë ka qenë të dëmtuar prej disa javës. Vetëm javën e fundit ndaj Fiorentinës mundëm të shihnim Ibrahimoviçin nga minuta e parë e takimit me fanellën kuqezi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online