Gonzalo Higuain duket larg formës që ka pasur dikur. Shkëlqimi me Realin dhe Juventusin nuk i përket më dhe kjo dallohet në rastet e shpërdoruara me fanellën e Inter Miami. Sulmuesi argjentinas është bërë protaginst në ndeshjen e fundit kundër Chicago. Në minutën e 88 të takimit, Higuain merr një top në zonë dhe nga afërsisht 11 metra e dërgon topin sipër traut të portës.
Rezultati në këtë moment ishte në baraspeshë 2-2 dhe ish-sulmuesi i Juventusit kishte shansin ti jepte avantazhin skuadrës së tij. Rasti i shpërdoruar ka nervozuar pankinën e Inter Miami si dhe ka lënë të acaruar edhe David Beckham. Megjithatë në fund ekipi i tij ka dalë me tre pikët, teksa Pizzaro ka shënuar në minutat shtesë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
La bronca de Beckham tras el gol errado de Pipa: ¡menos mal que ganaron! pic.twitter.com/C5XDX2wAEE
— SportsCenter (@SC_ESPN) August 19, 2021