VIDEO/ Hidhet përpjetë nga gëzimi dhe feston si i çmendur, çasti kur Xavi sheh golin e fitores përballe Realit të Madridit

Barcelona ka fituar “El Classico”-n e mbrëmjes së sotme, duke mposhtur Realin e Madridit me shifrat 2-1. Katalanasit e pësuan pas vetëm 9 minutave lojë nga një autogol i Araujo-s, por kanë ditur si të përmbysin një përbalje të rëndësishme. Në fund të pjesës së parë, Roberto kthen baraspeshën, ndërsa në të 92-tën, Kessie ngre peshë “Camp Nou”-n me golin e tij që vlen tre pikë.

Xavi e ka pasur të vështirë të përmbajë lumturinë pas këtij goli dhe kjo dallohet qartë  nga kamerat e stadiumit. Trajneri i Barcelonës hidhet menjëherë përpjetë nga gëzimi pasi Kessie tund rrjetën dhe feston si i çmendur, duke dëshmuar se sa shumë vlen për të një fitore kundër rivalit të përjetshëm, Realit të  Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online