“Talentet dalin gjithmonë në Ballkan”, flet trajneri i Bylisit: Fakt, shqiptarët dhe serbët janë talent për këtë sport

Naxhi Shensoi ishte pjesë e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” përmes një lidhjeje paralele. Trajneri i Bylisit ka shpjeguar ecurinë e ekipit deri më tani, si dhe është shprehur se Ballkani është një fabrikë talentesh. Sipas tij, shqiptarët, serbët, apo bullgarët kanë dhunti të lindua në këtë sport.

“Prej 9 ndeshjesh fitova 11 pikë, por e mora Bylisin në xhiron e 18. Që do të thotë, 17 ndeshje para meje, 17 pikë. Kjo është mesatarja, çdo ndeshje nga një pikë. Unë kam vetëm dy pikë (më shumë), por kjo nuk mjafton. Sekreti i trajnerit të mirë fshihet në komunikim. Vetëm komunikimi i shkëlqyeshëm e bën trajnerin të dallohet nga të tjerët.

Kualitetet dhe talentet gjithmonë dalin në Ballkan. Ky është një fakt, sepse gjenetikisht shqiptarët, serbët, bullgarët, maqedonasit janë talent për këtë sport. Gjithmonë më thërrasin skuadrat e volga që lu.ftonin për mbijetesë. Në Maqedoni isha te Pellisteri dhe fitova Kupën. Por dy herë arrita me skuadra të volga, si Bylisi, për herë të parë të luaja një finale të Kupës. Jam bërë mjeshtër për të drejtuar skuadra të vogla”, ka thënë Naxhi-Shensoi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online