Eneo Bitri ka bërë heroin menjëherë te Astana. Mbrojtësi që mbërriti nga Partizani ka eliminuar Arisin nga Conference League. Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 2-0 në favor të kazakëve. Ndërkohë e njëjta fitore u arrit edhe nga Arisi në shtëpi, për të dërguar takimin në shtesë.
E teksa të gjithë po përgatiteshin për ruletën ruse, Eneo Bitri ka vendosur takimin. Goli me kokë nga lojtari shqiptar ka rrëzuar përtokë kundrshtarët që nuk prisnin që të ndëshkoheshin në minutën e 120, ndërsa nga krahu tjetër shpërtheu festa e madhe për kalimin në turin e tretë të Conference League. /Sport Ekspres/