Vetëm më pak se një orë na ndan nga ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Finalja e madhe e Champions League do të zërë vend në Lisbonë, kuë përballë do të jenë dy skuadra të mëdha si Bajern Mynih dhe PSG. Për francezët kjo është hera e parë që mbërrijnë kaq larg në këtë kompeticion dhe padyshim që tifozët nuk mund të rrinin pa e mbështetur nga afër skuadrën e zemrës në një moment të tillë.
Megjithëse nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për shkak të rregullave të vendosura prej pandemisë së Covid-19, tifozët të shumtë në numër janë mbledhur në ambientet pranë vendqendrimit të lojtarëve. Skuadra e PSG-së po i drejtohet autobusit që do i shoqërojë në stadiumin “Da Luz”, ndërsa jashtë janë me mijëra tifozë që presin me padurim të shohin nga afër yjet e klubit francez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Tuchel slowly makes his way to the team bus. PSG now on their way to the stadium! #UCL #UCLFinal pic.twitter.com/E9bRoCOcCZ
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) August 23, 2020