Dueli Liverpul-Çelsi nuk mund të jetë asnjëherë bajat. Edhe në rastin kur luhet për Kupën e Ligës, dhe trajnerët vendosin të hedhin në fushë lojtarë që kanë patur më pak minuta në dispozicion. Dueli ndërmjet skuadrës së jurgen lop dhe bluve të Mauricio Sarrit dhuroi gola dhe emocione.
?? Carabao Cup: Liverpool vs Chelsea | D. Sturridge (GOAL) 58′ pic.twitter.com/CAXaS5NYiW
— CY?9NEXUS (@D9INE_NEXUS_) September 26, 2018
Liverpuli shënoi me Starixh në minutën e 58-të, por Çelsi gjeti forcat dhe jo vetëm që u kthye në lojë me golin e barazimit të Emerson në të 79-ën, por përmbysi rezultatin me Eden Hazard, të aktivizuar nga stoli.
?? Carabao Cup: Liverpool vs Chelsea | Emerson (GOAL) 79′ pic.twitter.com/IbORseDmzB
— CY?9NEXUS (@D9INE_NEXUS_) September 26, 2018
Ylli i bluve të Londrës shënoi 5 minuta përpara fundit të kohës së rregullt, duke i dhënë suksesin skuadrës së tij, ndërsa te “Reds” aktivizimi shumë i vonë i yllit egjiptian, Muhamed Salah u realizua shumë vonë për të evituar humbjen. Çelsi kualifikohet më tej, ndërsa Liverpulit i mbetet të përqendrohet te kompeticionet e tjerë.
?? Carabao Cup: Liverpool vs Chelsea | Eden Hazard (GOAL) 85′ pic.twitter.com/h0SiZfg4x2
— CY?9NEXUS (@D9INE_NEXUS_) September 26, 2018
Në ndeshjet e tjera, Arsenali fitoi 3-1 përballë Brentford me dygolëshin e Uellbek dhe rrjetën e Lakazet, Notingam Forest fitoi 3-2 përballë Stouk Sitit, edhe pse duhet theksuar se pavarësisht avantazhit me tre gola në pjesën e parë, vendasit rrezikuan të mos fitonin.
Uest Hami nuk tregoi mëshirë për Maçlesfilld, duke fituar me rezultatin e thellë 8-0, ndërsa Totenhemi rrezikoi shumë përballë Uotford, me kohën e rregullt që përfundoi në barazim 2-2, ku për vendasit nuk mjaftuan dy golat e Dele Ali dhe Lamela.
“Spurs” u kualifikuan vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave, që deri më tani ishin kthyer në ankth, pasi londinezët kishin humbur në shtatë nga tetë rastet e fundit kur ndeshja vendosej nga pika e bardhë. Gjithsesi, “ruleta e penalltive” i buzëqeshi ekipit të Poçetinos, me Totenhemin që realizoi katër goditjet e veta, ndërsa lojtarët e Uotford gabuan dy herë.