Nëse Juventusi po vuan këtë sezon në Champions League, e kundërta po ndodh me ekipin U19 të tyre. Bardhezinjtë e rinj kanë siguruar sot kualifikimin nga grupet e UEFA Youth League-s, ekuivalenti i Champions-it për 19-vjeçarët. Juventusi ka mposhtur me rezultatin 2-3 Benfikën dhe kryesore i shkon një lojtari shqiptar.
Luis Hasa bën heroin për italianët, teksa me dopietën e tij përmbys Benfikën. Portugezët kishin kaluar në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishin bardhezinjtë ata që morën frenat e lojës në dorë. Mbangula ngushtoi diferecat dhe më pas ishte Hasa ai që solli epërsinë. Në minutën e 63-të, futbollisti shqiptar barazon me anë të një penalltie, ndërsa në të 79-n shënon një supergol, ku me të majtën e tij e ndal topin në trekëndësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
28′: Benfica 1-0 Juve
31′: Benfica 2-0 Juve
48′: Benfica 2-1 Juve
63′: Benfica 2-2 Juve
79′: Benfica 2-3 JuveThe U19 team is on fire under Montero ? #UYL pic.twitter.com/kn6HlDYbua
— Juve Canal (@juve_canal) October 25, 2022